Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e Rindërtimit një vit pas tërmetit në Bashkinë e Kurbinit.
Rama thotë se deri më tani janë angazhuar 8 kompani shqiptare përveç asaj turke që po ndërton 524 apartamente.
Rama thotë se po punohet edhe në infrastrukturë. Ndërsa është ndërtuar deri më tani vetëm një shkollë.
Në të ardhmen priten të ndërtohet spitali i qytetit, një njësi tregtare dhe bashkia.
Shtëpitë individuale të financuara nga qeveria turke pritet që të përfundojnë para muajit mars 160 të parat ndërsa pjesa tjetër do përfundojë në qershor 2021.
Bilanci:
- Angazhuar 8 kompani shqiptare, krahas kompanisë turke që po vijon punimet në kantierin 1 të lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi
- Ka nisur puna me infrastrukturën, për ndërtimin e mbi 200 apartamente të tjera me fondet e qeverisë shqiptare, në kantierin 2 të lagjes së re, ku do të zgjidhet përfundimisht edhe sistemimi i përroit të qytetit, shkaktar përmbytjesh prej dekadash
- Nisin së shpejti 211 banesa individuale
- 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje
- Përfundon 1 shkollë brenda vitit 2020 me fondet e qeverisë shqiptare. Nisin së shpejti edhe 9 objekte arsimore nga të cilat 2 të financuara nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me fondet e donatorëve
- Nis puna së shpejti edhe për rindërtimin e spitalit të qytetit dhe godinës së bashkisë
- 1820 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 500,900,000 lekë
- 1615 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi