Vendosni fjalën kyçe....

Tre personave në Durrës e Vlorë u dërgohet formulari i pasurisë

Tre personave në Durrës e Vlorë u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të burimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Elton (Isa) Ferizi (banues në Durrës) dhe vëllezërit Ilir e Shkëlqim Keka (banues në Vlorë).

Personat janë dënuar më herët për vjedhje me pasojë vdekjen si dhe prodhim e shitje lëndësh narkotike.

Njoftimi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(I.) F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

I.K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Sh. K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *