Vendosni fjalën kyçe....

Obama zbulon se kërkoi të mësonte të vërtetën për alienët sa ishte president… por nuk do ta zbulojë atë që i thanë


Ai e di, por ju nuk do ta mësoni të vërtetën nga ish-presidenti Barack Obama. Gjatë një interviste, ish-presidenti amerikan ka zbuluar se gjatë kohës që ishte në detyrë ka pyetur se çfarë di qeveria për alienët, por nuk do të tregojë kurrë se çfarë mësoi.

Obama u mor në pyetje për atë informacion të klasifikuar që ai kërkoi gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë me Stephen Colbert këtë javë.

“Sigurisht që pyeta për këtë.”– zbuloi Obama kur Colbert e pyeti për UFO-t, citon RT.

 “Dhe?”-vazhdoi intervistuesi.

 “Nuk mund t’ju them.”- u përgjigj Obama duke shtuar me një buzëqeshje: “Më vjen keq”.

Colbert e interpretoi qëndrimin e Obamës si një konfirmim të heshtur se ne nuk jemi të vetëm në këtë univers: “Në rregull, unë do ta marr si një PO. Sepse nëse nuk do të kishte, ju do të thoni se nuk ka pasur asnjë UFO.”

Ish-presidenti vazhdoi: “Je i lirë ta mendosh këtë”.

Obama nuk është i vetmi ish-president i SHBA-ve që kënaqet duke folur për alienët në intervista. Në fillim të këtij viti, Bill Clinton i tha moderatorit Jimmy Kimmel se ai nuk do të “habitej” nëse alienët ekzistojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *