Vendosni fjalën kyçe....

Massachusetts bëhet shteti i parë i SHBA-së që i vendos kufizime të forta policisë


Shteti i Massachusetts në SHBA pret vetëm firmën e Guvernatorit për të ndaluar policinë që të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës. Nuk ka ligje federale që rregullojnë teknologjinë, për të cilën kritikët thonë se është me të meta dhe e njëanshme ndaj komuniteteve me ngjyrë.

Të martën, Dhoma e Shtetit dhe Senati votuan në favor të një projektligji të reformës policore, i prezantuar pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, dhe protestave pasuese të ‘Black Lives Matter’ në të gjithë SHBA-së.

Tani projektligji duhet të nënshkruhet nga guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker, për t’u bërë ligj shtetëror.

Reforma pothuajse e ndalon përdorimin e mbikëqyrjes biometrike nga forcat e zbatimit të ligjit dhe agjencitë publike në Massachusetts.

Ekziston vetëm një përjashtim: policia do të jetë ende në gjendje të kryejë kërkime për njohjen e fytyrës në bazë të të dhënave të patentës së megjithatë kjo do bëhet vetëm me anë të një urdhri gjykate.

Projektligji gjithashtu nxjerr jashtë rregullave ushtrimin e forcës nëpërmjet bllokimit të kokës apo qafës së të dyshuarit në tokë, plumbat e gomës si dhe vendos kufizime në përdorimin e gazit lotsjellës dhe mjetet e tjera të kontrollit të turmës në arsenalin e agjencive të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *