Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë në 24 orët e fundit.
Në orët e fundit janë regjistruar 1341 raste të reja dhe 22 viktima.
Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 65,231 persona, ndërsa numri i viktima ka arritur në 1 847 persona.
Që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 41,656 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 138 të tjerë.