Një nga trafikantët më të rrezikshëm të kokainës dhe hashashit nga Shqipëria drejt Greqisë është arrestuar ditën e sotme në Voula afër Athinës.
Sipas mediave fqinje, Policia greke bastisi shtëpinë e shqiptarit, i konsideruar si një nga mafiet më të rrezikshme që operon në jug të Greqisë duke udhëhequr trafikun e drogës nga vendi i tij, raportojnë mediat greke.
Pas një muaj hetimesh, shqiptarit iu gjendën në banesën e tij në Voula, hashash, kokainë e një pistoletë.
Mesditën e sotme një motor policie i është vënë pas një automjeti të dyshuar me trafikantë, por që rrugës pësoi aksident me një automjet tjetër dhe për pasojë u plagos rëndë një police femër, dhe më lehtë kolegu i saj mashkull.
Ndërkaq mësohet se nga ky operacion janë arrestuar 6 shqiptarë deri më tani.