Vendosni fjalën kyçe....

Azerbajxhani publikon numrin e ushtarëve të mbetur të vrarë në luftimet për Nagorno-Karabak


Rreth 2.800 ushtarë azerbajxhanas u vranë në luftimet me forcat etnike armene për rajonin e Nagorno Karabakut, thanë zyrtarët.

Kjo është hera e parë që Azerbajxhani publikon shifrat e viktimave nga konflikti i armatosur.

Ato u bën publike gati tre javë pasi një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, që i dha fund luftimeve për rajonin, i cili ligjërisht është pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990.

Luftimet, të cilat shpërthyen më 27 shtator, ishin më të këqijat që nga fillimi i viteve 1990, dhe përfunduan me marrjen nën kontroll, nga ana e forcave të azerbajxhanit, të pjesës më të madhe të rajonit malor dhe zonave përreth.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 2.783 ushtarë dhe oficerë të saj u vranë gjatë konfliktit, më shumë se 100 pjesëtarë të personelit ushtarak ishin ende të zhdukur dhe 1,245 ushtarakë u plagosën.

Në Armeni, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë i thanë Radios Evropa e Lirë se kufomat e 2,718 ushtarakëve po identifikohen nga personeli mjekësor, duke shtuar se trupat e ushtarëve azerbajxhanas mund të ishin midis këtyre kufomave.

Rusia ka vendosur gati 2,000 paqeruajtës në rajon për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit, e cila nuk e zgjidh çështjen e statusit ligjor të rajonit.

Rezultati i luftimeve ka qenë poshtërues për shumë armenë. Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit nxiti protesta në Jerevan, në të cilat bëhej thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikoll Pashinian.

Në Azerbajxhan, megjithatë, marrëveshja është vlerësuar si një fitore e madhe. Zyra e presidentit, Ilham Aliyev, njoftoi se 8 nëntori, dita kur trupat azerbajxhanase rifituan kontrollin mbi qytetin simbolik dhe strategjik të Shusha do të shënohet çdo vit si Dita e Fitores.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *