Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 43-vjeçarit në sy të fëmijëve e gruas, gjykata e Lezhës lë në burg fqinjin

Hilë Gjini (në foton në të majtë) dhe vendi i ngjarjes (në foton në të djathtë)

Gjykata ka lënë në burg Gjergj Gjinin, personin e dyshuar për plagosjen me armë të 43-vjeçarit Hilë Gjini në Balldre të Lezhës.

Sipas “Shqiptarja.com”, 69-vjeçari ka thënë para gjykatës se ka patur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur e jo për ta qëlluar.

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hil Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

Avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

69-vjeçari Gjergj Gjini akuzohet se i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj fqinjit të tij Hilë Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij. Me ta ishte edhe bashkëshortja e tij.

Besohet se ka qenë kjo e fundit dhe fëmijët ata që kanë ndërhyrë për t’i marrë armën nga dora të dyshuarit.

Hilë Gjini dhe Gjergj Gjini dyshohet se kishin konflikte të mëparshme me pronat ndërsa ky i fundit e akuzon të parin se i ka helmuar delet disa vite më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *