Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli, i cili ishte prekur nga Covid-19. Ai ishte 66-vjeç.
Dakli ishte transferuar përpara disa ditësh për kurim në Turqi, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk arriti dot t’i mbijetonte dot komplikimeve që i kishte shkaktuar virusi.
Dakli ka drejtuar bashkinë e Elbasanit në vitet 1996-2000 nën siglën e PD-së. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur dhe poste të tjera të rëndësishme si Ministër dhe këshilltar.
Më herët, u nda nga jeta një tjetër personazh i rëndësishëm në politikë, ish-deputeti socialist Marko Bello.