Vendosni fjalën kyçe....

Çohet në gjykatë dosja e ish-kreut të Tatimeve Korçë, akuzohet se u merrte ryshfet bizneseve për të shmangur kontrollet

SPAK ka mbyllur hetimet e ka çuar në gjykatë çështjen e ish-drejtorit të Tatimeve Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistit të këtij institucioni, Stjuart Bardhoshi.

Sipas prokurorisë është provuar se Tontonozi dhe Bardhoshi, kundrejt ryshfetit u premtonin bizneseve shmangien e kontrollit të thelluar.

Dy personat e lartpërmendur janë arrestuar që në muajin gusht.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr. 213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë. Në përfundim të hetimeve paraprake, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *