Vendosni fjalën kyçe....

“98.5% efikasitet” – Vetëm 273 nga mbi 20,000 vullnetarë për provat e vaksinave Sputnik V të Rusisë u prekën nga Covid-19


Vetëm 273 persona nga 20 mijë që dolën vullnetarë për provën e fazës së tretë të vaksinës Sputnik V të Rusisë janë infektuar me koronavirus pas bërjes së vaksinës. Kjo përbën vetëm 1.5% të numrit të personave deri tani.

Duke folur për një kanal televiziv lokal, nënkryetarja e bashkisë së Moskës, Anastasia Rakova, u tha gazetarëve se vaksina e parë e regjistruar në botë Covid-19 po paraqitet mirë, duke imunizuar me sukses 98.5% të personave që e kryen.

“Deri më sot, më shumë se 20,000 njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës në provat klinike pas regjistrimit.” – shpjegoi ajo.

“Ne kemi regjistruar vetëm 273 raste Covid-19. Kjo është 1.5% e të vaksinuarve. Këto shifra flasin vetë për efektivitetin e kësaj vaksine.” – shtoi ajo.

Nënkryetarja e bashkisë gjithashtu shpjegoi se Moska ka përgatitur një zinxhir të plotë logjistik për vaksinën gjatë gjashtë muajve të fundit, duke përfshirë ruajtjen dhe transportimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *