Pamjet e lëshuara rishtas tregojnë çastet e fundit të Observatorit Arecibo – radioteleskopi i dytë më i madh në Tokë – para shembjes në fillim të kësaj jave, në atë që konsiderohet se është një humbje e madhe për njerëzimin në vitin 2020.
Të martën në mëngjes në orën 7.54 të mëngjesit me kohën lokale, platforma 900 tonëshe në Observatorin Arecibo, e cila dërgonte dhe zbulonte valë radioje nga dhe në hapësirë, ra 140 metra poshtë dhe u përplas poshtë.
Kabllot e saj mbështetëse ndihmëse ishin këputur në gusht dhe nëntor, përpara rrëzimit përfundimtar, katastrofik të strukturës të martën, kur kabllot që lidhnin platformën e varur gjithashtu u këputën, duke tërhequr majat e kullave mbështetëse aty pranë.