Vendosni fjalën kyçe....

Po kurohej për Covidin në Turqi, ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu


Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare, presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu i cili ishte i prekur nga Covid-19.

Prej tre javësh ai luftonte me virusin në një spital në Turqi, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi dot të shpëtonte.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë televizioni në pronësi të Hysenbelliut.

Kasem Hysenbelliu ka qenë më parë dhe drejtor administrativ i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH dhe gazetës “Panorama”, por ai u largua nga ky post në korrik të vitit 2016.

Pas largimit ai vendosi të hapte median e tij, dhe e nisi me portalin “Shuplaka.com” dhe më vonë në tetor të 2017-ës nisi punën për hedhjen e një televizioni të ri në treg “Fax News” dhe portalit ia ndryshoi emrin në “Fax Web”.

Lidhur me vdekjen e Hysenbelliut kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi presidenti i vendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, deputeti socialist Taulant Balla, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *