Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e policit në Lezhë, flet babai: Xhulio nuk fliste shumë për punën, kishte presione por ishin mbyllur me kohë


Martin Prela, babai i të riut Xhulio Prela ka treguar momentet e fundit që ka qenë me të birin e tij, para atentatit që ndodhi në orët e natës pranë Lezhës.

Ai ka treguar për “Report Tv” se e ka takuar të birin mbrëmë dhe kanë darkuar së bashku shtëpi. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit për të pritur një mik, i cili i kishte kërkuar që ai ta përcillte për në banesën e tij në Shkodër.

Prela thotë se nuk ka dyshime tek miku që i biri do të priste në Rinas, ndërsa thekson se nuk kishte hasmëri me asnjë tjetër. Ai pranon që i biri Xhulio kishte patur disa presione në punë, por që kishin kohë që ishin mbyllur.

“E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Më tha do vete më marrë një mik në Rinas me çu në shtëpinë e tij në Shkodër. Ai është nisur diku rreth orës 00:00 dhe më duket se nga ora 01:00 do vinte ai miku me avion. Nuk kemi dyshime te miku që ka pritur, asnjë lloj të keqe nuk njohim, nuk kemi as hasmëri. Ai nuk fliste shumë për punën në shtëpi, mua s’më ka dhënë ndodhje shqetësim në punë, s’ma merr mendja të kishte shqetësime në punë por edhe ndoshta kush e di. Kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë. Nga policia nuk ka thënë asnjë. Mua më kanë pyetur dhe të njëjtën informacion i kam dhënë, mikun që ka pritur nuk kemi asnjë lloj dyshimi, se nga ka ardhur nuk dimë gjë”, tha Martin Prela.

Xhulio Prela ka qenë në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër dhe më pas ishte kthyer.

Policia po heton në 3 pista në lidhje me ekzekutimin e Xhulio Prelës, vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje. Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, por prej vitesh ishte zhvendosur dhe jetonin bashkë me familjen në Tiranë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *