Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” tregoi dështimin e qeverisë me menaxhimin e pandemisë.
Sipas Bashës dështimi i parë ishte me testimet, duke shtuar se shifrat janë alarmante ku 1 në 2 të testuar rezultojnë të infektuar nga sistemi publik.
“Dështimi i parë është dështimi me testimet. Dhe hapi i parë që ne kemi sugjeruar prej marsit ka qenë që qeveria të merrte përgjegjësitë e saj dhe të paktën të siguronte mjaftueshëm kite testimi. magjinoni tani, dje kanë dal mbi 800 të infektuar. Që do të thotë, kanë dal të infektuar më shumë sesa 1 në 2 të testuar nga sistemi publik. Kur futet sistemi privat ju e dini fare mirë që testimi i bërë nga sistemi privat nuk konsiderohet automatikisht i vlefshëm nga ISHP-ja. ”-tha Basha.