Juventus ka fituar në minutën e fundit derbin e qytetit ndaj Torinos.
Ishte Torino që fitoi pjesën e parë të lojës pas golit të N’koulou në minutën e 9.
Me pjesën e dytë bardh e zinjtë probuan barazimin por goli i shënuar në minutën e 57’ u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Duhej të vinte minuta e 77’ që “zonja e vjetër” të barazonte shifrat me anë të McKannie dhe më pas Bonucci në minutën e 89’ të shpëtonte Juventusin nga humbja e pikëve.
Me këtë fitore Juventus arrin kuotën e 20 pikëve.