Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën në spitale 16 persona në vend, 840 raste të reja me Covid-19


16 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.

Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Nga 2374 testime të kryera së fundmi janë gjetur 840 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në 4 spitalet covid në Tiranë janë shtruar 479 pacientë nga të cilët 35 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *