Vendosni fjalën kyçe....

Dy italianë hakojnë kompaninë që i ofron mbrojtjen kibernetike NATO-s, vjedhin qindra mijëra dokumente sekrete


Policia italiane ka arrestuar dy të dyshuar nën akuzat e vjedhjes së të dhënave të ndjeshme nga kompjuterët e grupit italian të mbrojtjes, ‘Leonardo’. Kompania i ofron shërbime të sigurisë kibernetike, NATO-s.

Me seli në Romë, Leonardo specializohet në hapësirën ​ajrore dhe siguri. Kompania është një nga kontraktorët më të mëdhenj në botë dhe mburret me NATO-n midis klientëve të saj kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike.

Megjithatë, imazhi i saj pësoi një goditje të rëndë kur doli që një ish-punonjës dhe një kontraktor arritën të anashkalonin mbrojtjen e sigurisë kibernetike të kompanisë dhe të vidhnin të dhëna të ndjeshme nën hundën e saj.

Në një hetim të gjatë, prokurorët nga qyteti italian i Napolit zbuluan se dy hakerat arritën të largoheshin duke vjedhur sekretet e kompanisë midis 2015 dhe 2017. Të dy burrat u arrestuan të shtunën.

Njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka infektuar kompjuterët e kompanisë me një virus Trojan të prodhuar posaçërisht përmes një pajisjeje USB.

Virusi u përhap më pas në 94 kompjutera që i përkisnin departamenteve të IT të Aerostrukturave dhe Divizioneve të Avionëve të kompanisë, duke përfshirë 33 të vendosura në një fabrikë në qytetin Pomigliano d’Arco, afër Napolit.

Gjatë dy viteve, hakerat arritën të vidhnin rreth 10 gigabajt të dhëna të barabarta me rreth 100,000 skedarë, duke përfshirë të dhënat e menaxhimit dhe burimeve njerëzore, informacion mbi prokurimin dhe shpërndarjen e mallrave kapitale, si dhe dokumente në lidhje me projektin e avionëve civilë dhe ushtarakë.

Virusi gjithashtu infektoi mbi 50 kompjutera që u përkisnin kompanive dhe individëve të tjerë që ishin aktivë në industrinë e hapësirës ajrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *