Vendosni fjalën kyçe....

Bossi i kompanisë së modës jep dorëheqjen: Karriera e gruas ka prioritet


Rubin Ritter, i cili është një nga shefat ekzekutivë të faqes më të madhe të modës në internet në Evropë, ka vendosur të heqë dorë nga roli i tij duke thënë se “ambiciet profesionale të gruas së tij duhet të marrin përparësi”.

Ritter ka qenë CEO i komanisë Zalando që nga viti 2010.

Kompania, e cila filloi në Berlin 12 vjet më parë, sot ka 36 milion konsumatorë dhe regjistroi të ardhura prej 1.85 miliardë euro në tremujorin e fundit.

Ritter do të tërhiqet në maj, duke shkurtuar një kontratë që zgjat deri në fund të vitit 2023.

“Gruaja ime dhe unë kemi rënë dakord që për vitet e ardhshme, ambiciet e saj profesionale duhet të marrin përparësi.”– tha Ritter në një deklaratë, citon BBC.

“Unë dua t’i kushtoj më shumë kohë familjes time që po zgjerohet. Pas më shumë se 11 vitesh të mahnitshme ku Zalando ka qenë përparësia ime, unë mendoj se është koha t’i jap jetës time një drejtim të ri.”

Në deklaratë nuk jepeshin detaje të mëtejshme në lidhje me gruan e tij ose punën e saj.

Dy bosët e tjerë të Zalando-s, Robert Gentz dhe David Schneider, do të vazhdojnë të drejtojnë kompaninë.

Zalando është shitësi më i madh i produkteve të modës në internet në Evropë (me 36 milionë konsumatorë)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *