Rikthehet në garën për anëtare të Gjykatës Kushtetuese gjyqtarja Zhaklina Peto. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Gjykata Administrative e Apelit, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e kishte skualifikuar Peton për mos plotësim kriteresh, ndërsa tashmë Peto fiton për të dytën herë të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ. Tashmë KED duhet ta verifikojë për të tretën here atë.