Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqet sëmundja misterioze në Indi, preken mbi 300 persona


Të paktën një person ka vdekur dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje të panjohur që është shfaqur në Eluru, Indi. Autoritetet mjekësore po përpiqen të identifikojnë se çfarë po shkakton problemet shëndetësore.

Banorët e qytetit, i cili ndodhet në shtetin indian Andhra Pradesh, janë dërguar me urgjencë në spital pasi vuanin nga marramendje, dhimbje koke, të vjella dhe simptoma të ngjashme me epilepsinë.

Rreth 300 persona janë trajtuar për sëmundjen e pashpjegueshme në total, me më shumë se 140 pacientë që kanë dalë nga spitali pasi kanë marrë kujdes mjekësor, sipas NDTV, që citon zyrtarë shëndetësorë.

Shumica e njerëzve duket se shërohen nga sëmundja e çuditshme, por një pacient, një 45-vjeçar, vdiq pasi u shtrua në spital me simptoma të përzierjes dhe epilepsisë.

Autoritetet ende po përpiqen të përcaktojnë shkakun e sëmundjes së pashpjegueshme. Skanimet me CT nuk kanë zbuluar ndonjë gjë të pazakontë tek pacientët dhe testet e lëngut cerebral të kurrizit gjithashtu dolën normale.

Mostrat e gjakut, ujit dhe ushqimit janë mbledhur dhe dërguar në një laborator të mjekësisë ligjore, raportuan mediat lokale dhe zyrtarët shëndetësorë po presin rezultatet e shqyrtimeve të kryera për të zbuluar nëse bëhet fjalë për bakterin E. coli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *