Vendosni fjalën kyçe....

Gjyq penal në Itali – Gazetari italian shet Sajmir Tahirin: Më mashtroi për Dritan Zaganin


Një gjykatë në Itali, ka nisur një proces penal ndaj një prej gazetave më të mëdha italiane. E gjitha vjen pas padisë së ish-oficerit të policisë shqiptare, Dritan Zagani, ndaj ‘Il Fatto Quotidiano’ lidhur me një shkrim të kësaj të fundit.

Ngjarja ka të bëjë me deklaratën e bërë nga një gazetar i një prej mediave të rëndësishme në vendin fqinj, ‘Il Fatto Quotidiano’.

Gazetari italian, gjatë një shkrimi të para më shumë se tre viteve, ka shkruar se Zagani nuk është i besueshëm për akuzat e tij mbi trafikun e drogës dhe përfshirjen në të të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ai shkruan se Zagani ka marrë nga ish-kryeministri Berisha një vilë dhe për këtë arsye denoncimet e tij janë të pabesueshme. Në fakt bëhet fjalë për një vendim qeverie për një sipërfaqe toke.

Gjatë një përballjeje mes palëve, ish-oficeri i policisë shqiptare e pyet gezetarin lidhur me informacionin që kishte publikuar. Gazetari italian i ka pohuar Zaganit se informacionin e kishte marrë nga Sajmir Tahiri, asokohe ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Megjithatë çdo informacion i pashoqëruar me dokumente dhe i paverifikuar, siç është rasti në fjalë përbën shkelje ligjore. Zagani e pyet më tej gazetarin italian nëse kishte dokumente për të vërtetuar akuzat e ngritura apo nëse e kishte verifikuar çështjen në fjalë.

Në mungesë të kësaj, Zagani i ka dhënë gazetës italiane një javë kohë të përgënjeshtrojë akuzat e publikuara në shkrim ose të përballet me një proces penal, i cili ka marrë udhë.

Në rastin në fjalë nuk bëhet fjalë pët gjyq civil për shpifje, por për gjyq penal, si aksion i orkestruar me qëllime kriminale në funksion të organizatave të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Mësohet se gjyqtari i çështjes në gjykatën italiane ka kërkuar si dëshmitar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Kjo mund të jetë vala e dytë e përfshirjes së Sajmir Tahirit në drejtësinë italiane e kësaj radhe ish-ministri mund të mos ia hedhë paq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *