Greqia ka vendosur masa të reja për hyrjen në territorin e saj.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se nga 18 dhjetori të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin grek duhet t’i nënështrohen testit të shpejtë në pikat e hyrjes si edhe karantinës së detyrueshme 10 ditore.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka vendosur disa masa të reja shtrënguese, për qytetarët të cilët hyjnë në territorin grek.
Duke nisur nga data 18 dhjetor 2020 deri më 7 janar 2021, të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin grek, përveç testit negativ PCR si dhe procedurës PLF, do i nënshtrohen rapid test në pikat e hyrjes si dhe karantinës së detyrueshme 10 ditore.
Sa i përket kthimit në vendin e banimit, vlejnë të njëjtat masa me paraqitjen e formularit E1 dhe E9”-njofton MEPJ.