Vendosni fjalën kyçe....

SPAK akuza për Lul Berishën dhe Emiliano Shullazin për vrasjet e bujshme, Ambasadorja Kim përshëndet veprimet


Ambasadorja amerikane e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka ngritur akuza zyrtare për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Spahiut duke referuar si autorë të dyshuar Emiliano Shullazin dhe Lulzim Berishën.

Ambasadorja Kim ka përshëndetur veprimet dhe ka thënë se ky nuk është as veprimi i parë dhe as i fundit.

Ajo shpreson te SPAK se do vazhdojë të demostrojë forcën.

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla”-shkruan Kim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *