Vendosni fjalën kyçe....

Basha i shoqëruar nga Alibeaj shkon për ngushëllime në familjen e 25-vjeçarit që u vra nga efektivi i policisë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e familjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha i cili në orët e para të mëngjesit u ekzekutua nga efektivi i policisë.

Basha ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kur ka shkuar për ngushëllim.

Në një kronikë të televizionit Abc News shihet teksa Basha hyn në shtëpinë e familjes Rasha.

Efektivi i policisë, që ekzekutoi 25-vjeçarin është ndaluar nga autoritetet ndërsa veprimet e tij janë konsideruar se kanë tejkaluar taktikat policore të përdorimit të armës gjatë detyrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *