Ndeshja në mes të Paris Saint-Germain-Instanbull Basaksehir është ndërprerë pasi që zyrtari i katërt i kësaj ndeshje ka fyer në baza racore asistentin e trajnerit të Basaksehir, Sebastian Webo
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 15-të pasi që gjyqtari i katërt, rumuni Sebastian Colţescu i tha, “Ai djali i zi”, duke bërë kështu fyerje në baza racore.
Ngjarja ka ndodhur kur zyrtari i katërt i ndeshjes i ka thënë arbitrit kryesor se “ai djali i zi” për ta ndëshkuar me të kuq Ëebon, gjë që ka shkaktuar reagimin e Demba Ba-së i cili i thotë atij pse “e keni quajtur kështu”.
Rumuni tenton që të arsyetohet duke thënë se kështu është gjuha e tyre rumune.
Pas kësaj fyerje lojtarët e Instanbull Basaksehir janë nisur në drejtim të dhomave të zhveshjes.
Pas tyer edhe lojtarët e PSG-së kanë lënë fushën e lojës.
Për momentin UEFA në transmetim ka shkruar se ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave është suspenduar, derisa Sebastian Webo që është asistent i trajnerit të skuadrës turke, Okan Burak.