Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku një 20-vjeçar duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës.
Shoferi me iniciale A.P 20-vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës. Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.