Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Lumalas dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka marrë disa lëndime drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas gazetës Shqiptarja.com, për shkak të tronditjes ka qenë e vështirë nxjerrja e tij nga makina.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.