Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Tiranës nis hetimin për daljen e sekretit hetimor për vrasjet e Lamajt e Saliut


Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor të SPAK-ut lidhur me dosjet e vrasjeve të bujshme të vitit 2005, ato ndaj Vajdin Lamajt e Klodian Saliut.

Sipas prokurorisë, lidhur me ngjarjet në fjalë është ndaluar publikimi i vendimit dhe akteve hetimore si dhe u kërkon mediave që të mirëkuptojnë këtë vendim që ka të bëjë me zbatimin rigoroz të ligjit.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkak nga publikimi i të dhënave sekret hetimor, për rastin në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka filluar kryesisht hetimet sipas nenit 313/b te Kodit Penal.

Sipas vendimit të Gjykatës me Nr 115 date 02.12.2020, me të cilin janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për disa shtetas, sipas nenit 238 te Kodit të Procedurës Penale, është vendosur ndalimi i publikimit të këtij vendimi, bazuar në nenin 103 pg, 2 dhe pg 3 të Kodit të Procedurës Penale. Në këto rrethana publikimi në kundërshtim me vendimin parashikohet si vepër penale, sipas nenit 313/b te Kodit Penal. Duke mirëkuptuar interesimin e madh si dhe duke respektuar të drejtën e informimit, kërkojmë mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz te ligjit.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *