Qytetarët janë larguar nga Ministria e Brendshme dhe kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Ata janë mbledhur para dyerve të godinës së qeverisë.
Të shumtë në numër pavarësisht shiut të dendur ata bëjnë thirrje për drejtësi lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha që u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
Ata kanë tentuar të futen në kryeministri por janë penguar nga policia.
“Duam drejtësi për Klodianin. Poshtë diktatura. Hiqni kapelet.” – thërrasin ata.
25-vjeçari u qëllua në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme teksa po largohej me vrap nga policia. Efektivi është arrestuar ndërsa për ngjarjen e rëndë ka nisur hetimi.