Mes protestuesve dhe policisë ka pasur përplasje përpara godinës së kryeministrisë.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të dislokuar para kryeministrisë.
Për të bërë të mundur shpërndarjen dhe uljen e intensitetit të goditjeve me gurë, policia ka përdorur gazin lotsjellës.