Vendosni fjalën kyçe....

Komuna e Preshevës nuk dekorohet për festa, paratë shkojnë për fëmijët jetimë


Komuna e Preshevës këtë vit nuk do ketë zbukurime ve rastin e festave.

Fondet e parashikuara për zbukurime do shkojnë për fëmijët jetim dhe nënat e vetme, të cilëve do u sigurohen pako ushqimore dhe higjienike.

Këtë veprim e ka bërë me dije vetë kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në rrjetet sociale.

Kemi vendosur që këtë vit mos të dekorohet qyteti si vitet e tjera dhe mjetet e parapara për dekorimin e qytetit për festën e vitit të ri t’ua dedikojmë fëmijëve jetim dhe nënave vetmbajtëse, ku do ti sigurojmë pako ushqimore dhe higjienike”-shkruan Arifi.

Në hapësirën shqiptare është rasti i parë për këtë vit që një i zgjedhur vendor merr këtë hap duke drejtuar fondet publike, që në këto kohë janë goditur nga pandemia, nga dekoret festive te një nismë sociale.

Shqiprim Arifi, Kryetari i Komunës së Preshevës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *