Vendosni fjalën kyçe....

Policia nis arrestimet dhe procedimet pas protestës, shpallet në kërkim dhe Stresi


Shpallet në kërkim këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi. Ai mori pjesë në protestën që u zhvillua mbrëmjen e kaluar, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Deri më tani policia ka arrestuar tre protestues dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë, mes të cilëve edhe këngëtari.

Sipas televizionit “News 24”, janë proceduar penalisht gjithashtu edhe 4 të mitur.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit (Dita e Rinisë) nga një punonjës policie, ngriti dhjetëra njerëz të protestojnë mbrëmjen e kaluar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Protestuesit kërkuan drejtësi për ngjarjen  e rëndë, ndërsa i bënë thirrje dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen.

Protesta përshkallëzoi në përplasje me policinë, ndërsa iu vu flaka dhe pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria si dhe pemës së madhe tek Sheshi Skënderbej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *