Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, ish-kampioni i Botës i Italisë në vitin 1982, Paulo Rosi.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij Federica Cappelletti. Mediat italiane shkruajnë se Rosi vuante nga kanceri i mushkërive.
View this post on Instagram
Paulo Rosi njihet si hero i Kupës së Botës së vitit 1982, kur Italia triumfoi në Spanjë. Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit dhe ai u shpall shënuesi më i mirë i Kupës së Botës dhe në të njëjtin vit ai fitoi Topin e Artë.
64-vjeçari i ndjerë u aktivizua me Juventusin, Milanin, Veronën, Peruxhian, Komon, Viçencën, etj.
Në vitin 2004, legjenda braziliane Pele e quajti atë si një nga 125 futbollistët më të mirë. Pasi u tërhoq nga futbolli në fund të viteve 1980, Rossi punoi si ekspert për Sky, Mediaset dhe Rai.