Vendosni fjalën kyçe....

Elseid Hysaj infektohet për herë të dytë nga koronavirusi


 Elseid Hysaj është infektuar përsëri nga Covid-19, një lajm shumë i hidhur ky për Napolin dhe përfaqësuesen shqiptare.

Kujtojmë se Hysaj doli fillimisht pozitiv me koronavirusin pas grumbullimit me ekipet kombëtare.

Ai qëndroi në Shqipëri derisa doli sërish negative dhe më pas u kthye në Itali ku e prisnin angazhimet e radhës. Mirëpo ai ka rezultuar përsëri pozitiv siç ka njoftuar vetë klubi.

Napoli thotë se edhe Rrahmani ka rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan përpara sfidës kundër Real Sociedad dhe të dy janë të izoluar duke pritur të bëjnë tamponin e radhës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *