Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do zbulojë pallatin e Mbretit Herod, i ruajtur përsosmërisht pasi u “varros” 2000 vite më parë


Autoritetet izraelite do të hapin pallatin-kështjellë të Mbretit Herod në Herodium këtë të dielë, duke u dhënë turistëve mundësinë të kthehen pas në kohë rreth 2000 vjet dhe për të zbuluar stilin e jetës së liderit tiran të epokës Romake dhe jetës së tij luksoze.

Destinacioni turistik tashmë i njohur pranë Betlehemit ka qenë duke u gërmuar për 13 vitet e fundit, pas zbulimit të varrit të Herodit.

Arkeologët besojnë se Herod vendosi të varrosë pallatin e tij afër fundit të jetës së tij dhe ky vendim, sipas arkeologëve, ka ndihmuar në ruajtjen pothuajse të përsosur të pjesës më të madhe të vendit për 2,000 vitet e fundit.

Mbreti është ndoshta më i njohur për urdhërimin e Masakrës së të Pafajshmëve në kohën e lindjes së Jezusit, sipas Ungjillit të Mateut në Biblën e Krishterë.

Autoritetet izraelite do e rihapin vendin turistik këtë të dielë për herë të parë dhe turistët do të jenë në gjendje të shohin shkallët me hark të Herodiumit, hyrjen dhe teatrin privat, me 300 vende.

Herodi ishte mbreti i emëruar nga Romakët që drejtoi Judenë nga viti 37 deri në 4 para Krishtit. Ai fillimisht qëndroi me traditat hebraike, por gradualisht adoptoi më shumë shije romake me kalimin e kohës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *