Polici që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha dy ditë më parë do njihet ditën e nesërme me masën e sigurisë.
Ai është aktualisht i arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë. Sipas dosjes hetimore, i riu është qëlluar me një plumb pas shpine nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
Njëri nga plumbat e ka kapur në zemër dhe një tjetër në kokë, rikoshet. Po kështu paraditen e sotme është zhvilluar një takim urgjent mes kreut të Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, drejtorit të SHÇBA-së, prokurorit të çështjes Ardian Braho si dhe përfaqësues nga policia.
Deri tani emri i efektivit ‘Shqiponja’ nuk kishte dalë për mediat dhe ruhej edhe pas interesimit të mediave.