Rrugët e Tiranës janë përfshirë nga kaosi me protestën e sotme.
Shpërthimi dhe nervozizmi i qytetarëve ka qenë i madh, që prej vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Që prej fillimit të saj te Ministria e Brendshme janë hedhur dhe sulmuar me gurë policët e vendosur për të mbrojtur godinën.
Ndërsa më pas shpërndarja e turmave ka qenë në rrugë të ndryshme pjesë të protestuese kanë vandalizuar edhe Ministrinë e Financave.
Nëpër rrugë të tjera të Tiranës protestuesit kryesisht të rinj, kanë hedhur kosha në rrugë, i kanë vënë flakën atyre por nuk kanë munguar edhe përplasjet e drejtpërdrejta me policinë të cilët nuk kanë kursyer as shkopët e gomave.
Policia ka ndjekur edhe hap pas hapi turmën në tentativë për t’i shpërndarë duke mos lejuar grumbullimet e shumta të qytetarëve në një pozicion.