Një protestues është përgjakur gjatë protestës që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia i hedh paraprakisht ujë me presion të lartë dhe më pas e godet me shkop gome. I riu më pas shoqërohet në makinën e policisë.
Prej gati dy orësh, kryesisht të rinj po zhvillojnë protestë në Tiranë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Deri në këto momente Tirana është përfshirë nga një situatë kaosi.