Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë, zjarr, gjakosje, protesta e sotme mes fotove dhe videove


Protesta e sotme u karakterizua nga një kaos i vërtetë. Qytetarët e mbledhur sot, kryesisht të rinj, kanë shprehur revoltën e tyre për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Që nga nisja te Ministria e Brendshme ka pasur qëllim me gurë ndaj policisë.

Edhe nga policia nuk ka munguar dhuna kundrejt protestuesve ku nga pamjet është parë edhe gjakosja e një të riu nga shkopinjtë e gomës.

Rrugët më të rëndësishme të Tiranës kanë qenë nën kaosin e shkaktuar nga protestuesit të cilët zmëratën kanë dashur ta shfryjnë duke bllokuar rrugë me koshat e mbeturinave, shkulur tabela madje edhe duke sulmuar policinë e cila ndryshe nga dje sot ishte më e madhe në numër dhe e vendosur t’i ndiqete ata hap pas hapi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *