Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i gazetarit të Ora News: Brenda komisariatit jam dhunuar, të zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë


Gazetari i Ora News ka rrëfyer pas daljes nga komisariati i policisë ku u shoqërua gjatë protestës së një oficer policie e ka dhunuar dhe fyer brenda mjediseve të institucionit.

Xhoi Malësia ka treguar se e kanë ndaluar pasi ka qenë duke filmuar atë që po ndodhte gjatë protestës.

Isha duke luajtur basketboll dhe kam dalë. Pashë një moment trazirash pranë 21 Dhjetorit.Kishte shoqërime. U afrova të filmoj, dikush me maskë nga këto të FNSH më thonë hiq telefonin. Nga  pjesa e kryqëzimit te rajoni jam çuar forcërisht edhe pse bërtita jam gazetar dhe po gaboni. Kjo është injoruar. Shoqërimi ishte i dhùnshëm.

Gjëja më e rëndë ndodhi në korridoret e policisë ku i them oficerit jam gazetar dhe po bëni gabim, në atë moment më fyen nga familja dhe më gjuan në faqen e djathtë.Pastaj jam futur në paradhomën e qelive, herë futesha në qeli dhe herë dilja me forcë. Kam thënë vazhdimisht që jam gazetar derisa e kuptuan gabimin që bënë.” – ka thënë gazetari Xhoi Malësia.

Sipas gazetarit, deklarata e dhënë prej tij në polici është ndryshuar në mënyrë abuzive.

Ndërsa pohoi se nuk i është dhënë e drejta që të telefonojë asnjë person në kundërshtim me ligjin. Ai kërkoi identifikimin e oficerit të policisë që e dhunoi brenda komisariatit dhe ndëshkimin e tij.

“Kam dalë nga biruca dhe kam dhënë një dëshmi që në mënyrë abuzive është ndryshuar. Personi që mori dëshminë u përpoq të fuste fjalë të tjera dhe të evidentonte faktin që unë nuk kisha beixhin e gazetarit. Por nuk është shkelje penale edhe si qytetar i thjeshtë që të filmosh. Kam kërkuar të bëj një telefonatë dhe ma kanë refuzuar, është në shkelje të të drejtave të njeriut. I kam thënë oficerëve të policisë vazhdimisht që kjo që po ndodh është turp.

Në fund firmosa deklaratën për të cilën nuk jam dakord. Personi që më ka ofenduar nga familja dhe më gjuajti në fytyrë jashtë çdo protokolli shoqërimi duhet të mbajë përgjegjësi dhe të identifikohet. Kam kërkuar të merren kamerat e sigurisë në korridor ku ka ndodhur, është turp të dhùnohet një person krejtësisht i parrezikshëm dhe që po bashkëpunonte.” – tha më tej Malësia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *