Vendosni fjalën kyçe....

Balla i irrituar për djegien e pemëve: Porosi e turpshme e Lulzim Bashës


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestat e zhvilluara dy ditët e fundit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie, në lagjen e tij.

Balla akuzon kreun e opozitës Lulzim Basha se po udhëzon përdorimin e dhunës i frymëzuar nga ish-drejtuesi historik i PD-së, Sali Berisha.

 “Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.”– shkruan Balla.

Deputeti socialist duket i irrituar nga djegia e pemëve të Krishtlindjeve në Tiranë e në Korçë, duke e konsidetuar porosi të turpshme të Bashës.

“Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha”, shkruan Balla.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit në lagje të tij nga një punonjës policie, ngriti qindra njerëz të protestojnë dy ditët e fundit para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, në rrugë të tjera të Tiranës e madje edhe në qytete si Shkodra, Durrësi e Korça.

Pas këtyre protestave, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u detyrua të jepte dorëheqjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *