Vendosni fjalën kyçe....

“AstraZeneca” e Britanisë nis bashkëpunimin me “Sputnik V” të Rusisë: Do kombinojmë vaksinat


Gjigandi farmaceutik britanik AstraZeneca ka njoftuar se ka pranuar ofertën të nisë një partneritet me ekipin e vaksinës ruse “Sputnik V” kundër Covid-19.

Marrëveshja u zbulua mëngjesin e kësaj të Premteje, pasi shkencëtarët rusë u propozuan të kombinonin formulat.

Siç shkruan RT, ata thanë se ia vlen të eksperimentosh me modelin e preferuar nga studiuesit e Moskës dhe të përdorësh dy lloje të ndryshme injeksioni, në vend që të mbështetesh në të njëjtin dy herë, siç ka bërë AstraZeneca më parë.

Në një deklaratë për shtyp, kompania britanike AstraZeneca tha se vaksina ruse do të përdoret në provat e mëtejme klinike dhe se ato pritet të nisin në fund të këtij viti.

“Sot njoftojmë se do të nisim një program të provës klinike, për të vlerësuar sigurinë dhe imunitetin që prodhon kombinimi i AZD1222, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it dhe vaksina Sputnik V, që është prodhuar nga Instituti rus për hulumtime, Gamaleya”, tha kompania farmaceutike në një njoftim për media.

Ata shtuan se “kombinimet e vaksinave të ndryshme Covid-19 mund të jenë një hap i rëndësishëm në gjenerimin e mbrojtjes më të gjerë përmes një përgjigje më të fortë imune dhe një mundësie më të mirë”.

Kirill Dmitriev, kreu i Fondit për Investimeve Direkte, që do të financojë këto studime, tha se Rusia është e përkushtuar për prodhimin e një vaksine, që do të dilte përmes kombinimit të vaksinës me kompaninë AstraZeneca.

Ai tha se prodhimi i kësaj vaksine do të nisë, pasi provat klinike të dëshmojnë për efikasitetin e vaksinës.

“Ky shembull unik i bashkëpunimit midis shkencëtarëve nga vende të ndryshme në luftimin e përbashkët të koronavirusit do të luajë një rol vendimtar në arritjen e një fitoreje përfundimtare mbi pandeminë në nivel global.”-shtoi Kirill Dmitriev, citon RT. Sipas tij, vaksina Sputnik V e Rusisë tashmë po shpëton jetën e njerëzve në Rusi përmes një programi vaksinimi në shkallë të gjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *