Izraeli dhe Maroku ranë dakord të enjten për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, duke firmosur një marrëveshje të ndërmjetësuar me ndihmën e SHBA-ve, shkruan Reuters.
Kështu Maroku bëhet vendi i katërt arab që la mënjanë armiqësitë me Izraelin në katër muajt e fundit.
Maroku bashkohet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Sudanin që kanë filluar të krijojnë marrëveshjet me Izraelin, të shtyrë pjesërisht nga përpjekjet e SHBA-ve për të paraqitur një front të bashkuar kundër Iranit dhe për të kthyer pas ndikimin rajonal të Teheranit.
Presidenti amerikan Donald Trump ra dakord si pjesë e marrëveshjes për të njohur sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore, një rajon i shkretë ku një mosmarrëveshje territoriale me dekada të tëra e ka vënë Marokun përballë Frontit Polisario të mbështetur nga Algjeria, një lëvizje e shkëputur që kërkon të krijojë një shtet të pavarur.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, që do të pasojë Trump në 20 Janar, do të përballet me një vendim nëse do të pranojë marrëveshjen e SHBA-ve mbi Saharanë Perëndimore, gjë që asnjë komb tjetër perëndimor nuk e ka bërë.