Dhjetëra të rinj janë mbledhur pasditen e sotme në Kamëz për të protestuar për vrasjen nga polici të 25-vjeçarit në Tiranë. Ata janë grumbulluar para bashkisë dhe para komisariatit të policisë.
Sot është paralajmëruar një protestë para kryeministrisë në orën 18:00 në ditën e tretë të tyre.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit si Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë e Berat.
Nga protestat në Tiranë ka pasur dhjetëra të shoqëruar ndërsa kryeministri ka paralajmëruar se cilido që shkel ligjin, do përballet me të.