Vendosni fjalën kyçe....

Avokat Ngjela: Protestuesit janë halabakë, policia t’u thyejë brinjët


Avokati Spartak Ngjela i kja quajtur turp historik protestat e dy ditëve të fundit në Tiranë. 

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ngjela i quajti halabakë protestueesit ndërsa i kërkoi kryeministrit Rama që dhunës së protestuesve t’i përgjigjej me forcë.

“Kryeministri t’i përgjigjet dhunës me forcë, ndryshe është bashkë me ta. Unë them t’i godasë politika amerikane të tre, Ramën, Bashën dhe Berishën. Nuk lejohen halabakët të djegin qytetin. Shkelja e ligjit ka si përgjigje vetëm forcën. Policia s’të përkëdhel, ka forcën, t’i marrë, t’i thyejë brinjët, t’i nxjerrë jashtë qytetit.” – tha ai.

Lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit, Ngjela tha se duket si ngjarje aksidentale teksa tha se pret zbardhjen e saj.

“Duket aksidentale, por nuk ka dalë shkaku pse është vrarë, është hakmarrje mes tyre apo çfarë?” – shtoi Ngjela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *