Në disa qytete të vendit po zhvillohen protesta mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë. Mësohet se qindra qytetarë janë mbledhur në Korçë, Elbasan, Lezhë, Pogradec e Fier.
Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Dorëheqja e Veliut ka qenë një nga tre kërkesat që kishin protestuesit sipas një njoftimi në rrjetet sociale.
Në Tiranë, policia ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.