Vendosni fjalën kyçe....

Analiza krahasuese- Pse në Shqipëri vdesin më shumë mjekë nga Covidi?


Në Itali kanë ndërruar jetë deri tani 255 mjekë nga Covid-19, ndërsa në Shqipëri ky numër është 6 fish më i lartë. Aktualisht Shqipëria numëron 24 humbje jete nga radhët e bluzave të bardha nga 977 viktima në total.

Ndërsa krahasojmë Shqipërinë dhe Italinë duhet theksuar fakti se Italia është vendi më i goditur në kontinent për sa u përket viktimave në sektorin e shëndetësisë dhe jo vetëm.

Shifrat janë kokëforta përsa i përket fataliteteve dhe ka disa pyetje që mund të ngrihen mbi faktin se pse vendi ynë ka kaq shumë humbje jete në radhë e mjekëve e infermierëve.

Italia ka gjithsesj  255 viktima nga radhët e mjekëve e infermierëve me një numër total vdekjesh nga Covid-19 rreth 64 mijë.

Akoma edhe më pak viktima mes mjekëve numëron Gjermania, që nga rreth 22 mijë viktima, numri i fataliteteve mes bluzave të bardha ka qenë 23, deri në shtator 2020.

Të njëjtat statistika vlejnë edhe për vende të tjera si Franca e Spanja që kanë numër tejet të vogël viktimash mes bluzave të bardha.

Rastet e viktimave mes mjekëve në Shqipëri janë shtuar sidomos me hyrjen e stinës së vjeshtës, në atë që rëndom quhet vala e dytë e pandemisë Covid-19.

Edhe pse pas valës së parë njohja e pandemisë Covid-19, mjetet mbrojtëse, trajtimet mjekësore erdhi në rritje duke u dhënë kohë vendeve të merrnin masa për një vaë të dytë si për sa u përket vdekjeve ndër qytetarët ashtu edhe në sektorin shëndetësor, kjo nuk ka ndodhur me Shqipërinë.

Numri më i madh i viktimave në personelin mjekësor është shumë më i madh gjatë valës së dytë pavarësisht faktorëve të lartpërmendur. Pse ka më shumë? A janë mjekët tanë më pak të ndërgjegjësuar? A kanë më pak mjete mbrojtëse? A kanë më pak mundësi kurimi? A kanë më shumë mbingarkesë? /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *