Një 55-vjeçar banues në Finiq, duke lëvizur me ekskavator në vendin e quajtur “Sheret” në Konispol në mënyrë aksidentale ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.