Në Kosovë të dielën janë regjistruar 12 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se nga testimi i 1.314 mostrave, janë konfirmuar edhe 462 raste të të infektuarve me koronavirus.
Aktualisht raste aktive janë 11.782, ndërsa të shëruar nga COVID-19 janë raportuar 536 pacientë.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.580 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.198 kanë vdekur ndërsa 33.600 janë shëruar.